Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se dje ka pasur takim me komandantin e KFOR-it për hapjen e urës kryesore mbi Ibër.
Ai tha se hapjen e kësaj ure, Qeveria e konsideron si diqka të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë, shkruan Arbresh.info.
“I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës. Rezultatet përkatëse të këtyre raporteve të cilat i kemi ndarë dje menjëherë edhe me komandantine KFOR-it dhe ekipin e tij, në frymën e konsultimeve dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm që kemi.”, tha Kurti.
Ai theksoi se beson se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit janë të duhura për vendin.
“Qeveria e Kosovës dhe unë si kryeministër, besojmë thellësisht se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë, si dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet”, theksoi ai.
Kurti tha se hapja e urës nuk është kundër askujt e aq më pak partenrëve të Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë konsultimet dhe koordinimin me partnerët tanë dhe hapja e urës nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të saj.”, tha Kurti.
“Kosova është vend normal dhe urat e saj duhet të jenë normale që do të thotë të hapura”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja