Google ADS

Media gjermane “Prisma”: Shqipëria, destinacioni i ri turistik me male piktoreske dhe kulturë të pasur

10:17 | 14 Gusht 2024
E.G

“Shqipëria, vendi me brigje të pacënuara, male të larta dhe me një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, Lumi i Vjosës, destinacioni që nuk duhet lënë pa u vizituar”, kështu nis artikullin media gjermane “Prisma”, ndërsa e cilëson Shqipërinë si një vend në lëvizje dhe me trashëgimi të pasur kulturore.

Shqipëria, dikur një vend i izoluar në kohën e komunizmit, tani po gëzon një reputacion si një destinacion i guximshëm, i pacënuar, plot aventura dhe shumë i përballueshëm.

Shqipëria ofron gjithçka që është e mundur.

Jugu i Shqipërisë, ofron pamje piktoreske, plazhe të gjera me gurë të vegjël e me rërë, bare të këndshme dhe vendpushime me pamje mahnitëse.

“Qytetet e ndryshme të Shqipërisë po shpëtojnë traditat dhe paprekshmërinë falë financimit të BE-së: shtëpitë e vjetra po shndërrohen në hotele, duke u restauruar në një mënyrë historike”, thuhet në artikull.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana është një vend plot ngjyra të cilat largojnë zymtësinë e arkitekturës komuniste.

Fshatrat e Shqipërisë janë të mbushura me hotele të reja për të mirëpritur turistë.

“Një vend në tranzicion që po zhvillohet me ritme të shpejta”, nënvizon artikulli.

/rtsh.al/

 

Të ngjashme