Albin Berisha është larguar nga Petrolul dhe karrierën do ta vazhdojë në Gjermani.
Sulmuesi i njohur kosovar, Albin Berisha ka kompletuar transferimin e tij në Gjermani, tek skuadra e njohur, Hansa Rostock, shkruan GazetaBlic Sport.
Berisha e nisi perfekt sezonin në Rumani, ku edhe realizoi golin e fitores ndaj Rapid, por interesimi ishte i madh, andaj kosovari vendosi që karrierën ta vazhdojë tek klubi i njohur gjerman.
“Për mua dhe familjen time është fantastike të jesh në gjendje të luaj futboll në Gjermani dhe më pas në një klub kaq të madh, është diçka e veçantë. Gjatë ditëve të fundit, thjesht kam pritur që transferimi të përfundojë, kështu që jam edhe më i kënaqur që jam këtu tani. Unë dua të ndihmoj skuadrën dhe ta bëj atë
tifozët të kënaqur me punën e ndershme dhe futbollin e pasionuar”, thotë Albin Berisha, i cili do të jetë i veshur me fanellën me numrin 9 në sezonin e ardhshëm dhe tashmë po fillon stërvitjen e ekipit në F.C Hansa sot.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...