Chelsea rikthen interesimin për transferimin e sulmuesit anglez

09:58 | 14 Gusht 2024
A B

Victor Osimhen ka qenë objektivi kryesor i Chelseat për repartin ofensivë të skuadrës.

Megjithatë transferimi i sulmuesit nigerian në Stamford Bridges nuk po është aspak i lehtë pasi Napoli ka kërkesa të mëdha.

Skuadra italiane synon që për ta lënë të lirë nigerianin të fitoj rreth 130 milionë euro, shumë që po konsiderohet e lartë nga Chelsea.

Londinezët tanimë kanë ndërruar objektiv dhe kanë rikthyer interesimin për sulmuesin anglez Ivan Toney.

Daily Mail ka raportuar se Chelsea ka hapur bisedimet me Brentfordin për transferimin e Toneyt në Stamford Bridges.

Megjithatë as ky transferim nuk do të jetë i lehtë, pasi edhe Manchester United është duke kërkuar të nënshkruajë me anlgzin.

Brentford i ka njoftuar dy rivalët e Ligës Premier se për ta lënë të lirë Toneyn synojnë të fitojnë 70 milionë euro. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme