Pushuesit në Shqipëri edhe në vendet malore, Rama e cilëson Valbonën si “vend të pakonkurrueshëm”

09:38 | 14 Gusht 2024
A B

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar se qyteti i Valbonës ishte vendi më i vizituar në këtë sezon nga turistët.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka shkruar se përveç vendeve bregdetare pushuesit zgjedhin edhe vendet malore dhe freskinë e tyre.

“Mirëmëngjes dhe nga qafa e pakonkurrueshme e Valbonës, e vizituar këtë sezon si asnjëherë më parë nga turistë që përveç diellit mbi detin, zgjedhin edhe freskinë e maleve për një përvojë fantastike #AlbaniaAllSenses, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar kryeministri shqiptar.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se është përvojë fantastike./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme