Google ADS

Sulmohet me armë zjarri nga dy persona të maskuar një person në shtëpinë e tij në Gjilan

09:23 | 14 Gusht 2024
A B

Është sulmuar me armë zjarri nga dy persona të maskuar një person në shtëpinë e tij në Gjilan.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes vërehen vrimat nga plumbat dhe janë sekuestruar tri gëzhoja.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se  është sulmuar me armë zjarri në shtëpinë e tij nga dy persona të panjohur të maskuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja si dhe vërehen vrimat nga plumbat”, thuhet në raport

Viktima ka pasur lëndime nga një mjet i fortë dhe njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme