Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë dritën jeshile të shitjes së armëve në vlerë të 20 miliardë dollarëve për Izraelit, njoftoi ministria e mbrojtjes e vendit.
Sipas njoftimit të Pentagonit, Izraeli po planifikon të blejë aeroplanë F-15 me vlerë 19 miliardë dollarë.
Përveç kësaj, autoritetet izraelite po blejnë edhe municion për tanke me vlerë 774 milionë dollarë dhe automjete ushtarake me vlerë 583 milionë dollarë, shkruan ap.
Municionet për tanket mund të vijnë në Izrael pas përfundimit zyrtar të shitjes, ndërsa autoritetet në Tel Aviv do të duhet të presin për përfundimin e prodhimit të aeroplanit F-15.
Kjo shitje armësh vjen në një kohë të përpjekjeve diplomatike intensive nga vende të ndryshme, përfshirë SHBA-në, për të ndalur luftën midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.
Në konfliktin që u përshkallëzua sërish më 7 tetor 2023, u vranë 40 mijë palestinezë dhe rreth 1200 qytetarë izraelitë. /Telegrafi/
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...