Dy ditë tmerr dhe një viktimë, Greqia shuan zjarrin që rrethoi Athinën

20:15 | 13 Gusht 2024
E.H

Pas më shumë se 48 orësh punë të pandërprerë, autoritetet nga Greqi kanë mundur të venë në kontroll vatrën e madhe të zjarrit që shkrumboi rrethinat e Athinës.

Më shumë se 700 zjarrfikës, helikopterë, avionë, shtuar dhe këtu mbështetjen e mekanizmit europian për përballimin e emergjencave u angazhuan për të shuar flakët që shkaktuan një viktimë dhe detyruan qindra banorët të braktisin shtëpitë.

Bilanci i dëmeve është tepër i madh, pasi dhjetëra shtëpi e biznese janë djegur, po ashtu dhe një sipërfaqe prej 8500 hektarësh me pyje e shkurre.

Ministri i mbrojtjes Civile në Greqi deklaroi se pas 40 orëve luftë me flakët se nuk ka asnjë vatër aktive zjarri në periferitë e kryeqytetit krek

Qeveria në Greqi ka deklaruar se në terren do të jenë së shpejti 20 ekipe me inxhinierë që do të ndihmojnë qytetarët në përllogaritjen e dëmeve dhe në aplikimin për të marrë dëmshpërblim si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore.

Pavarësisht fikjes së zjarrit masiv pranë Athinës, forcat zjarrfikëse në Greqi po vijojnë luftën kundër zjarreve në qytete dhe ishujt të tjerë./a2cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme