Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për subvencionimin e prindërve lidhur me furnizimin me tekste shkollore për nxënësit.
Sipas Haradinaj, ky model i ndarjes së parave për tekstet shkollore kishte dështuar vitin e kaluar, teksa ka shtruar pyetjen se përse duhet të përsëritet prapë, përcjell Arbresh.info.
Lexo edhe:
Nagavci: Këtë vit furnizimi me tekste shkollore bëhet me subvencionimin e prindërve
“Pushteti në vend që t’i sigurojë tekstet falas, i maltreton prindërit e nxënësit me procedura të panevojshme. Modelin e ndarjes së parave për tekste shkollore e kishin provuar vitin e shkuar dhe kishin dalë të dështuar. Pse e përsërisin dështimin prapë?”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Mes tjerash, Haradinaj theksoi se nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo sipas tij, t’u komplikohet jeta me procedurat e aplikimit falas
“Në vend që ta rrisin cilësinë në arsim e të mos mbetemi në fund të listës së PISA-s, këta sajojnë armiq imagjinarë në mesin e mësuesve e sindikatave. Në vend që t’i rrisin pagat e mësimdhënësve, merren me veprime populiste, se mos po shpërqendrohet vëmendja nga problemet reale. Por, ato po grumbullohen përditë dhe po bëhen të papërballueshme. Prandaj, numri i mësuesve dhe nxënësve që e kanë braktisur Kosovën, është alarmant. Nxënësve duhet t’u sigurohen librat falas e jo t’u komplikohet jeta me procedurat e aplikimit falas!”, shkroi kreu i AAK-së./Arbresh.info
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...