Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pasditen e sotme vizitoi fillimin e punimeve të projektit të rrugës Prizren – Tetovë, përkatësisht në segmentin Struzhë – Kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
“Projektin për ndërtimin e kësaj rruge që përfshinë njërën rrugë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe tjetra në afërsi të Fshatit Struzhë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka tenderuar që në muajin prill të këtij viti në 3 llote. Në LOT-in 1 dhe LOT-in 3, punimet filluan sot. Vlera totale e projektit është paraparë të jetë 35 milionë euro, me gjatësi prej 20.3 km”, njofton Zyra e Kryeministrit, përcjell Arbresh.info.
Nga vendpunishtja e LOT-it 3, kryeministri tha se ky projekt është i rëndësisë së jashtëzakonshme infrastrukturore Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete, që lidh këto dy shtete, me rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë. Ky lot ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave dhe është në vlerë prej 8.3 milionë euro.
Ndërkaq, pas vizitës së LOT-it të parë, ai u shpreh se synimi ynë është që t’ia japim mbështetjen maksimale këtij aksi rrugor, këtij projekti infrastrukturor, që të kryhet sa më shpejtë për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndara.
Ai shtoi se punët po shkojnë mirë dhe jemi shumë të gëzuar që po marrim pjesë në këtë fillim të punimeve për një aks kaq të rëndësishëm e jetik për Prizrenin e për Tetovën, për Kosovën e për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët në të dy anët e Malit të Sharrit.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh se ky projekt përpos që e lidh Autostradën “Ibrahim Rugova” me koridorin Jon-Adriatik dhe me koridorin 8 nga ana tjetër që është Tetova, shërben edhe për turizëm malor nga të dyja anët dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.
Kryeministri Kurti përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe punëkryesit për punën që po e bëjnë. Ai gjatë kësaj vizite shoqërohej nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministrat e këtij dikasteri, Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, si dhe deputët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi.
“Jemi këtu tek LOT-i 3, i projektit të rëndësisë së jashtëzakonshme infrastrukturore Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete, që lidh këto dy shtete, me rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë dhe ky loti 3 të cilin ne po i fillojmë punimet tash ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave në vlerë prej 8.3 milionë euro”, tha Kurti për media në LOT-in 3.
“Tash do ta shohim edhe LOT-i 1 më pastaj, dhe është ditë e gëzuar për të gjithë qytetarët jo vetëm të Prizrenit e Tetovës që po fillojnë punimet dhe në këtë mënyrë po bëhet lidhja aq e dëshiruar ndërmjet këtyre dy qyteteve”, u shpreh tutje Kurti.
“Këtu jemi bashkë me punëtorët edhe me punëkryesin e LOT-it të parë, që sikurse LOT-i 3 që e vizituam më herët e ka gjatësinë e njëjtë, përafërsisht shtatë kilometra dhe përderisa atje vlera e investimit ishte 8.3 milionë euro, këtu është 8 milionë euro. Punët po shkojnë fare mirë dhe jemi shumë të gëzuar që po marrim pjesë në këtë fillim të punimeve për një aks kaq të rëndësishëm e jetik për Prizrenin e për Tetovën, për Kosovën e për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët në të dy anët e Malit të Sharrit. Jam me ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishin, zëvendësministrin tjetër, Jeton Rakën, me deputetë të zonës Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj”, deklaroi Kurti për media në LOT-in 1.
“Synimi jonë është që t’ia japim mbështetjen maksimale këtij aksi rrugor, këtij projekti infrastrukturor, që të kryhet sa më shpejtë për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndara”, përfundoi fjalimin Kurti./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...