Rama: Xhubleta, vlerë e pasur dhe e patjetërsueshme

18:03 | 13 Gusht 2024
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se veshja tradicionale Xhubleta, do të shpaloset në të gjitha dimensionet në festivalin “Logu i Bjeshkëve”.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se hijeshia e Xhubletës, mbrohet nga UNESCO.

“XHUBLETA vjen e shpalosur në të gjitha dimensionet e saj në festivalin tradicional që promovon traditat malësore, “Logu i Bjeshkëve”. Hijeshia e saj mbrohet nga UNESCO, si përkujdesje ndaj kulturës sonë kombëtare me vlera të pasura e të patjetërsueshme”, ka shkruar Rama./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme