Eksperti i sigurisë, Drizan Shala ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një fotografi ku shihen zyrtarët e policisë së Kosovës, me uniformë, teksa vizitojnë për ngushëllime familjen e Faton Hajrizit.
Sipas Shalës, pavarësisht traditës që kemi, duhet të kemi ndalesa aty ku nuk jeni individi por institucioni, përcjell Arbresh.info.
Ai ka kërkuar urgjentisht që të hetohet dhe analizohet uniforma e policisë në këtë rast.
“Veprim urgjent institucional! Duhet të ketë një hetim nga mekanizmi i kontrollit të brendshëm të policisë dhe të analizohet uniforma e policisë në këtë rast, si të justifikohet. Pavarësisht traditës që kemi, duhet të kemi ndalesa aty ku nuk jeni individi por institucioni!”, ka shkruar Shala./Arbresh.info
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...