Kuvendi i Shqipërisë dënon deputet për mos prezencë në seanca

13:16 | 13 Gusht 2024
KRG

Mungesat në seancat plenare ju kanë kushtuar para deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës nuk ju kanë shpëtuar gjobave edhe për muajin e fundit të sesionit parlamentar.

Me heqje të pagës nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë, ligjvënësit e Kuvendit janë penalizuar për mos prezencën në seancat plenare dhe komisionet.

Opozita kryeson për penalitetin më të lartë në page. Deputetja demokrate, Oriela Nebijaj mban sërish rekordin e shifrës më të lartë të mbajtjes së pagës me rreth 60 mijë lekë për korrikun. Nebijaj pasohet nga deputetja më e re Andia Ulliri, me një gjobë prej 51 mijë lekë. Deputetët me gjobën më të ulët në radhët e të djathtëve janë Agron Gjekmarkaj, Saimir Korreshi dhe Albana Vokshi.

Gjoba që kanë paguar mban vlerën e rreth 10 mijë lekëve.

 

OPOZITA

Albana Vokshi 10,238 lekë

Saimir Korreshi 10,238 lekë

Agron Gjekmarkaj 10,238 lekë

Gezim Ademaj 20,477 lekë

Andia Ulliri 51,192 lekë

Flutura Açka 32,202 lekë

Merita Bakiu 10,238 lekë

Lulzim Basha 10,238 lekë

Arbi Agalliu 10,238 lekë

Eralda Bano 10,238 lekë

Orjola Pampuri 10,238 lekë

Enkelejd Alibeaj 40,954 lekë

Orjola Nebiaj 61,431 lekë

Por, gjobat nuk kanë munguar as në kampin e socialistëve. Penalitetin më të lartë në radhët e së majtëve e ka marrë Agron Çela me një gjobë prej 51 mijë lekë. Pasohet nga Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë. Pesëmbëdhjetë deputetë të majtë kanë munguar në seancat parlamentare të korrikut.

 

MAZHORANCA

Antoneta dhima 10,238 lekë

Fadil Nasufi 10,238 lekë

Alban Xhelili 10,238 lekë

Ilir Topi 10,238 lekë

Blendi Klosi 10,238 lekë

Eduard Shalsi 10,238 lekë

Pandeli Majko 10,238 lekë

Paulin Sterkaj 30,715 lekë

Tatiana Nurce 20,477 lekë

Bardhyl Kollçaku 20,477

Alban Xhelili 10,238 lekë

Agron Çela 51,192 lekë

Laert Duraj 20,477  lekë

Nasip Naço 20,477 lekë

Lavdrim Krrashi 20,477 lekë

Plarent Ndreca 30,730 lekë

Për mungesat në seancat plenare dhe detyrat e tjera të deputetëve me qytetarët Kryeministri Rama kritikoi ashpër deputetët “dembelë” në Kongresin e Partisë Socialiste. Me tone të ashpra me të vetët, kryesocialisti tha se shumë prej tyre nuk kanë përmbushur as minimumin e parqitjes në detyrën për të cilën paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë paguhen 310 mijë lekë në muaj. Kjo pagë u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme