Google ADS

Maqedonci priti në takim pjesëtaret e FSK-së, i dekoroi ata me medalje për pjesëmarrje në “Interflex”

13:16 | 13 Gusht 2024
A B

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim pjesëtaret e FSK-së të cilët ishin pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”, i nderoi ata me medalje për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare”.

Në një njoftim në Facebook u bë e ditur se Maqedonci shprehu mirënjohje për ushtarët të cilët përfaqësuan denjësisht Kosovën.

“Në këto periudhë, mbështetja ofruar Ukrainës është qenësore që përballë agresorit e drejta të triumfojë”, theksoi ministri Maqedonci.

Në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtë muaj me radhë përkrah ushtrisë britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat e Armatosura Ukrainase, në nivelin taktik e luftarak./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme