Google ADS

Zelensky: Lufta po kthehet në Rusi, duhet të detyrohet të bëjë paqe

13:07 | 13 Gusht 2024
R J

“Rusia ua solli luftën të tjerëve dhe tani lufta po kthehet në shtëpinë e saj”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dje në mbrëmje. Në fjalimin e tij të zakonshëm të mbrëmjes, presidenti ukrainas theksoi se ishte “e drejtë të shkatërrohen terroristët rusë aty ku janë, ku po nisin sulmet e tyre”.

“Ne e shohim se sa e dobishme është kjo për të sjellë paqen më afër. Rusia duhet të detyrohet në paqe nëse Putin dëshiron të vazhdojë luftën”, shtoi ai.

Zelensky tha se ai ishte informuar nga Komandanti i Përgjithshëm Oleksandr Sirsky për “operacionin në rajonin e Kursk” dhe se 1,000 kilometra katrorë të territorit rus tani janë nën kontrollin e Ukrainës.

Ishte hera e parë që një zyrtar i lartë ukrainas i referohej në mënyrë eksplicite pushtimit të Kurskut./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme