Google ADS

U dogjën 10 hektarë tokë pasi ndezi zjarr në kullotën e tij, pranga 63 vjeçarit në Selenicë

12:46 | 13 Gusht 2024
A B

Një 63 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për djegien e disa hektarëve tokë në fshatin Mërtiraj të Selenicës.

Sipas policisë, burri ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e barërave në kullotën e tij, por flakët janë përhapur, duke djegur një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh, 320 rrënjë ulliri dhe bimësi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të metejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./abcnews/

Të ngjashme