Vidhen 150 euro në një Kishë në Lipjan

10:02 | 13 Gusht 2024
A B

Janë vjedhur 150 euro në një kishë në Lipjan.

Në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se policia nuk ka arrestuar ende asnjë person.

“Ankuesi mashkull kosovar punëtor në objektin e kishës, ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar një kuti në të cilën vendosen paratë dhe nga aty kanë vjedhur rreth 150 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

Rasti është nën hetime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme