Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u ka bërë thirrje mërgimtarëve të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të diasporës, i cili zgjat deri me 31 gusht.
Me anë të një postimi në Facebook, Gërvalla tha se përveç platformës e-diaspora, mërgimtarët mund të regjistrohen edhe objektet e komunave të Kosovës.
“Të dashur mërgimtarë, Procesi i regjistrimit të diasporës po vazhdon deri me 31 gusht. Krahas platformës e-diaspora ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në komunat rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Mërgata është pjesë e pandashme e Kosovës, andaj regjistrohu edhe ti!”, ka shkruar Gërvalla./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...