Uashingtoni ka paralajmëruar Teheranin për pasoja “të shpejta dhe të ashpra” nëse konfirmohen raportimet se po planifikon të dërgojë qindra raketa balistike në Rusi.
“Ne jemi të përgatitur për një përgjigje të shpejtë dhe të ashpër nëse Irani do të dërgonte raketat balistike, që sipas mendimit tonë do të paraqisnin një përshkallëzim dramatik të mbështetjes së Iranit ndaj luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.
Paralajmërimi përkon me një paralajmërim të lëshuar më herët gjatë këtij viti nga SHBA-ja, pasi Reuters –duke cituar gjashtë burime të paidentifikuara – raportoi se Irani kishte dërguar “një numër të madh” të raketa të fuqishme balistike tokë-tokë në Rusi.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj programit të raketave balistike të Teheranit pas shqetësimeve se këto lloje armësh Irani mund t’i dërgojë tek aleatët dhe bashkëpunëtorët në Lindjen e Mesme dhe në Rusi, në mënyrë që Moska t’i përdorë kundër Ukrainës.
Rusia ka mungesë të armëve, teksa po vazhdon pushtimin e Ukrainës – që e nisi më 2022 – dhe po përballet edhe me humbje të mëdha të trupave dhe pajisjeve ushtarake, duke e shtyrë që të kërkojë tek aleatët sikurse Irani dhe Koreja e Veriut armë që të mbushë stoqet e armëve.
Më 22 shkurt, SHBA-ja po ashtu paralajmëroi Iranin për përgjigje “të shpejtë dhe të ashpër” nga komuniteti ndërkombëtar nëse Teherani do t’i jepte raketa balistike Rusisë.
Zëdhënësi i sigurisë kombëtare të SHBA-së, John Kirby, atëbotë tha se Uashingtoni ende nuk kishte konfirmuar nëse ishin transferuar raketa nga Irani dhe Rusia, por shtoi se ky raportim duket të jetë i saktë.
Teherani i ka ofruar Rusisë dronë, bomba dhe municione për artileri, sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas pas dëshmive të shumta për përdorimin e dronëve Shahed, të prodhimit iranian, në sulmet ndaj Ukrainës, duke nxitur shtetet perëndimore të vendosin sanksione shtesë.
“Zyrtarët iranianë po ashtu kanë vazhduar të mohojnë se i kanë ofruar ndonjë dronë Rusisë, pavarësisht se dëshmitë janë të dukshme që Rusia përdor këta dronë vazhdimisht gjatë sulmeve kundër civilëve në Ukrainë, kundër infrastrukturës civile”, tha Patel për gazetarët.
Presidenti i ri i Iranit, Masud Pezeshkian, që nga shumë konsiderohet si reformist, ka folur për shpresën e përmirësimit të raporteve me Perëndimin, por Patel shprehu skepticizëm.
Në janar, DASH-i, së bashku me BE-në dhe shtete të tjera kishin lëshuar një paralajmërim të ngjashëm edhe për Korenë e Veriut lidhur me dërgimin e armëve në Rusi./rel
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...