Google ADS

Byroja Shtetërore për Konfiskimin Civil, ministrja Haxhiu mblodhi në takim krerët institucional

19:46 | 12 Gusht 2024
E.H

Në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe procesit finalizues për hartimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pas publikimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim konsultues e bashkëpunues përfaqësuesit përkatës institucional.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësuesit nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, Banka Qendrore e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, Doganat e Kosovës, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Njësia për Inteligjencë Artificiale, Oda e Noterëve si dhe përfaqësues nga Departamenti i Tatimit në Pronë i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, përcjell Arbresh.info.

Fillimisht ministrja Haxhiu shpalosi rëndësinë e reformës dhe arritjet e deritanishme, pas Aktgjykimmit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institcional drejt finalizimit të reformës së tillë. Fokus i diskutimit ishin rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, me theks të vecantë legjislacioni ekzistues dhe të dhënat relevante institucionale për çështjet përkatëse që adreson reforma e tillë.

“Tutje ministrja Haxhiu shtoi se para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë, i cili pritet të bëhet shumë shpejtë, Ministria e Drejtësisë ka konsideruar të rëndësishëm takimin e tillë, diskutimin përmbajtjesor dhe bashkëpunimin me akterët kryesor të institucioneve për praktikën dhe rregullimin ligjor për ruajtjen e të dhënave në këto institucione mes tjerash. Krerët e këtyre institucioneve ofruan gatishmërinë e tyre institucionale dhe bashkëpunimin profesional në kuptim të rregullimit të duhur ligjor dhe adresimit të reformës së tillë”, thuhet në njoftim.

Në fund, Haxhiu gjithashtu kërkoi nga secili institucion veç e veç, që të përcjellin rekomandimet përkatëse lidhur me çështjet e diskutuara në takim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme