Google ADS

Zyrtare: Julian Alvarez transferohet tek Atletico Madrid

17:07 | 12 Gusht 2024
KRG

Atletico Madrid ka arritur transferimin e fituesit të Kampionatit Botëror, Julian Alvares.

Argjentinasi erdhi tek skuadra spanjolle nga skuadra angleze, Manchester City, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Atletico Madrid në faqet e tyre zyrtare, duke i uruar mirëseardhje lojtarit të tyre më të ri.

Manchester City nga transferimit të 24-vjeçarit ka arritur të përfitoj rreth 95 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Atletico do të jetë ekipi i dytë evropian për ish-lojtarin e River Plate, i cili te Manchester City fitoi titullin (2x), FA Cup, Champions League, Superkupën e Evropës dhe Botërorin për Klube.

Me kombëtaren e Argjentinës, Alvarez ka fituar Kupën e Botës 2022 dhe dy herë Kupën e Amerikës (2021, 2024). 9 gola ka shënuar në 36 takime me fanellën e Argjentinës./ Arbresh.info

Të ngjashme