Nafta në Shqipëri ka pësuar një ulje të çmimit gjatë ditëve të fundit.
e pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve rezulton se një litër naftë po shitet me 179 lekë nga 184 që ishte më parë .Ndërsa në disa njësi të tjera të shitjes një litër naftë kushton rreth 177 lekë.
Kjo është hera e dytë brenda këtij viti që çmimi i naftës ka pësuar ulje në Shqipëri. Shkak është bërë rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ku aktualisht një fuçi naftë bruto po shitet nën 80 dollarë. Ekspertët e shpjegojnë këtë me parashikimet për ulje të konsumit të naftës.
OPEC të hënën ka ulur parashikimin për rritjen e kërkesës globale për naftë në vitin 2024, duke përmendur të dhëna më të dobëta se sa pritej për gjysmën e parë të vitit Po ashtu u shkurtuan pritshmërinë për konsumin e naftës edhe për vitin e ardhshëm.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës në një raport mujor tha se kërkesa botërore për naftë do të rritet me 2.11 milionë fuçi në ditë në vitin 2024, nga rritja prej 2.25 milionë fuçi në ditë që pritej muajin e kaluar.
Kjo është ulja e pare e nivelit te konsumit në parashikimin e OPEC-ut për vitin 2024 që kur u bë për herë të parë në korrik 2023 për ulje të konsumit të naftës që lidhet me kalimin e shumë vendeve në përdorimin e lëndëve djegëse më të pastra./abcnews.al
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...