Google ADS

Parandalohet futja e kontrabandës përmes çorapes në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës

13:13 | 12 Gusht 2024
E.G

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka bërë të ditur se sot është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës.

Sipas njoftimit, brenda një çorape të kamufluar ishte tentuar të futej kontrabandë, përkatësisht një telefon me kartelë dhe kabllo për mbushje, shkruan Arbresh.info.

“Kontrabanda e dyshuar është lokalizuar, janë njoftuar organet kompetente, ndërsa rasti ka filluar të hetohet nga autoritetet e SHKK-së.”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i  përkushtuar në luftimin e dukurive negative, përfshirë luftimin e kontrabandës dhe substancave narkotike, duke ruajtur sigurinë dhe integritetin brenda institucioneve korrektuese.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme