Policia parandalon garat ilegale në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjobit me nga 400 euro dy shoferë

12:17 | 12 Gusht 2024
E.G

Policia e Kosovës ka parandaluar gara të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Sipas njoftimit, policia ka gjobitur me 400 euro, 4 pikë dhe me 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku, shkruan Arbresh.info.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme