Edon Zhegrova mund të transferohet në Italit tek Serie A gjatë këtij muaji.
I cili është ndjekur për një kohë nga Milani, tani është në radarët e Romës, e cila po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të tij në rast se Paulo Dybala largohet nga klubi, raporton mediumi italian “Corriere della Sera”.
Sulmuesi argjentinas ka marrë një ofertë të jashtëzakonshme nga Arabia Saudite: një kontratë dyvjeçare me një pagë prej 20 milionë euro në vit në një klub të kontrolluar nga fondi PIF, përcjell Arbresh.info.
Nëse Dybala transferohet në Saudi Pro League, mundësia për Zhegrovën të transferohet në kryeqytetin italian do të rritet.
Zhegrova ka shkëlqyer në futbollin francez, veçanërisht në sezonin e fundit. 25-vjeçari është një nga futbollistët më të talentuar shqiptarë dhe ka pasur oferta nga Anglia, Italia, Spanja dhe Gjermania gjatë viteve të fundit.
Do të shohim nëse “Messi i Kosovës” do të bëjë hapin e madh këtë verë apo do të vazhdojë të luajë në Lille për një vit tjetër. /Arbresh.info/
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë