Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

07:10 | 12 Gusht 2024
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes./Arbresh.info/

Të ngjashme