Google ADS

Sot në Bujanoc protestohet për të drejtat e shqiptarëve

07:11 | 12 Gusht 2024
E.G

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e një proteste në Bujanoc në shenjë pakënaqësie për diskriminimin e shqiptarëve nga regjimi serb në Luginë.

“Kanë mbetur edhe pak orë nga protesta. Protestë për drejtësi, barazi. Kundër shtypjes, diskriminimit e shkeljes që na bëhet nga Beogradi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Teksa ka bërë thirrje për bashkim në këtë protestë në emër të dinjitetit e identitetit, Sinani ka njoftuar se protesta do të nisë në ora 11:00 në sheshin e Bujanocit./Arbresh.info/

Të ngjashme