Mjekët kanë një shpjegim të qartë
Dhimbjet e kokës nuk janë një fenomen i rrallë dhe në mot të nxehtë ndodh tetë herë më shpesh. Përveçse e vështirësojnë punën dhe përqendrimin, ato nuk janë aspak të këndshme.
Terapistja Polina Shubina shpjegoi pse koka mund të na dhemb shumë kur është vapë.
Shkaktari i parë është temperatura e lartë.
“Çdo organizëm reagon ndaj nxehtësisë duke zgjeruar enët e gjakut dhe duke rezultuar në një rënie të presionit të gjakut. Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, gjaku mjaftueshëm nuk arrin në të gjitha pjesët e trupit. Si rezultat, qelizat nuk marrin mjaftueshëm oksigjen dhe lëndë ushqyese, gjë që mund të jetë shkas për dhimbje koke”, thotë Shubina.
Së dyti, në nxehtësinë që djersijmë, humbasim lëngje dhe minerale të rëndësishme. Rrjedha e gjakut rritet dhe presioni i gjakut ulet, duke shkaktuar kështu dhimbje koke te disa njerëz, përcjell Telegrafi.
Dallimi i madh i temperaturës midis ajrit të jashtëm dhe atij nga hapësirat e mbyllura me ajër të kondicionuar është gjithashtu një shkaktar i mundshëm për dhimbje koke.
Nëse diferenca është më shumë se pesë gradë, rekomandohet të vishni një shtresë shtesë veshjesh për t’ju mbajtur ngrohtë derisa trupi juaj të ambientohet me temperaturat më të ulëta.
Si të shmangni një dhimbje koke në vapë?
▪ Pini mjaft lëngje
▪ Shmangni qëndrimin në vende të mbyllura
▪ Vishni materiale të lehta dhe të ndritshme
▪ Nëse vuani nga presioni i lartë i gjakut, mos harroni të merrni ilaçin tuaj
▪ Bëni dush me ujë të vakët në të ftohtë
▪ Shmangni qëndrimin jashtë ndërmjet orës 10:00 dhe 17:00, kur dielli është më i fortë.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...