Imagjinojeni ndjenjën e të fituarit 1 miliard dollarë në lotari.
Natyrisht se do të kërceni nga gëzimi dhe ndoshta edhe të jepni menjëherë dorëheqje nga puna juaj.
Kjo i ka ndodhur disa punëtorëve të një restoranti në New Jersey, kur numrat e tyre u përshtatën me ato të lotarisë në vlerë prej 949 milionë dollarë. Por kjo zgjati deri në momentin kur e kuptuan se në fakt nuk kishin fituar asgjë.
Ngatërresa ishte në atë se ata e kishin biletën e gabuar dhe kanë shikuar tek numrat fitues të ditës së mërkurë, në vend të së shtunës.
55 vjeçari, Charles Povermo, i ka thënë gazetës New York Post se pasi e kishin kuptuar gabimin, ishte sikur të merrnin një goditje në bark.
Më vonë u zbulua se ata kishin pranuar numrat fitues përmes një mesazhi telefonik nga dikush që i ka kopjuar ato nga faqja e internetit të kësaj lotarie.
Por, meqë shorti sapo kishte ndodhur, në faqen e internetit ende nuk ishin përditësuar numrat e rinj, kështu që informacioni ishte i skaduar.
Povermo e ka telefonuar gruan e tij për t’i thënë se janë bërë milionerë, transmeton klan kosova, por ajo e kontrolloi sërish dhe ky ishte momenti kur gabimi i tyre u zbulua.
“Për 20 minuta ishte gjë reale”, ka thënë më pas ai.
https://www.youtube.com/watch?v=1gSreQw2hNk
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...