Google ADS

Kulla Eiffel evakuohet pak para mbylljes së Lojërave Olimpike, shkak u bë një burrë që tentoi të ngjitej në të

20:56 | 11 Gusht 2024
E.G

Një burrë u arrestua pasi u ngjit në Kullën Eiffel të dielën disa orë para ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike, tha policia e Parisit për BBC. Burri u pa duke u ngjitur në kullë rreth orës 14:45 me orën lokale dhe oficerët ndërhynë menjëherë duke e arrestuar.

Nuk ka detaje për motivimin dhe kombësinë e personit. Videot në mediat sociale tregojnë një burrë pa këmishë duke ngjitur kullën pak sipër unazave olimpike që e kanë zbukuruar atë gjatë lojërave verore.

Në një video tjetër, burri shoqërohet nga policia, me duar të lidhura me pranga pas shpine. Mediat e huaja raportuan se policia franceze evakuoi zonën përreth kullës gjatë incidentit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme