Banorët në dy zona pranë Athinës u urdhëruan të evakuohen të dielën ndërsa dhjetëra zjarrfikës po luftojnë për të vënë nën kontrollët flakët e shkaktuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.
Të paktën pesë zjarre kanë shpërthyer që nga mëngjesi, dy prej të cilave janë në Atikë, me frontet e vendosura në Neo Mazi Megaron dhe Varnavas, sipas asaj që raportojnë mediat vendase.
Raportohet për disa shtëpi të djegura ndërsa flakët kanë arritur deri në 25 metra në disa vende, sipas përfaqësuesit për shtyp të Zjarrfikësve, Vassilis Vathrakoyiannis.
Zjarri shkaktoi dëmtime në disa shtylla elektrike dhe rrjedhimisht ndërprerje të energjisë në Bashkinë e Maratonës. Në Varnavas raportohet për shtëpi të djegura, ndërsa Shërbimi Zjarrfikës ka vijuar me nxjerrjen nga banesat e të paktën 10 banorëve, pasi kishin mbetur të bllokuar nga flakët.
Sipas ERT, dy burra mbi 60 vjeç u dërguan në spital me probleme në frymëmarrje për shkak të thithjes së tymit. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, forcat tokësore dhe ajrore u përforcuan në frontin e Varnavas.
/abcnews.al
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...