Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Ervin Hoxha zhvilloi një vizitë inspektuese në qytetin e Sarandës, ku u takua me drejtues vendorë të Policisë së Rendit dhe Kufirit.
Ministri i përgëzoi për masat për sezonin turistik dhe shprehu shqetësimet mbi disa problematika të konstatuara.
“Mjetet e lundrimit, të cilat i pashë edhe gjatë inspektimit në bregun e Sarandës, janë në përputhje të plotë me planin e masave që keni hartuar. Nga pikëpamja e rendit dhe sigurisë publike duhet të ushtrojmë kontrolle shumë të shpeshta, të respektojnë parametrat e mbylljes së muzikës në oraret e përcaktuara në ligj, sepse pas këtyre orareve nuk do të lejohet askush”, deklaroi Hoxha.
Ai kërkoi masa të posaçme në fushën e qarkullimit rrugor, për të parandaluar ngjarje me pasoja.
“Komisariati i Policisë Sarandë duhet të ushtrojë në veçanti një kontroll më të theksuar. Akset kryesore janë të mbingarkuara, punonjësit e Policisë Rrugore duhet të jenë në gatishmëri të plotë për të zbatuar planin e masave”, nënvizoi ministri i Brendshëm.
Gerald Toska, shefi i Komisariatit të Sarandës, informoi se bazuar në planin e masave për sezonin, çdo gjë ka shkuar qetësisht.
“Kemi marrë edhe forca shtesë nga drejtoritë e tjera për të na mbështetur për sezonin turistik. Koordinohemi me Komisariatin e Kufirit dhe së bashku kemi bërë një plan masash edhe për mjetet lundruese, ku kemi filluar një kontroll të dokumentacionit të të gjitha mjeteve.
Sa i përket Komisariatit, në vazhdimësi, për ndotjen akustike, pas orës 12:00 të natës, nuk tolerojmë të ketë muzikë. Kemi pasur 7 raste, të konstatuara pas orës 12:00, të cilët janë proceduar, janë referuar në prokurori dhe janë sekuestruar pajisjet muzikore. Për këtë aspekt jemi gjithmonë në gatishmëri, për t’u siguruar pushuesve një mjedis sa më të qetë”, tha kryekomisar Toska.
Ministri Hoxha gjithashtu instruktoi strukturat vendore të Policisë që të mbajnë në vëmendje mjetet ujore të përdorura për transportin e pushuesve.
“Nuk mund të kemi njësi matëse dhe licensa njësoj për operatorët që kanë ‘hob’ lundrimin dhe ndaj operatorëve që kanë përgjegjësi më të madhe në lundrim dhe marrin pasagjerë me mjete më të mëdha. Kam konstatuar, në raste të caktuara, që korridoret dhe vijat bregdetare të përcaktuara për ndalimin dhe zbritjen e pasagjerëve të mjeteve që lundrojnë, nuk respektohen plotësisht”, u shpreh ministri.
“Jemi në pikun e sezonit turistik dhe ngarkesa e Policisë Kufitare është me kapacitet të plotë. Jemi të angazhuar të gjithë për kontrollin e vijës bregdetare, për sigurinë e plazheve për të gjithë turistët, që frekuentojnë Sarandën në këto ditë të sezonit turistik”, tha Fadil Veli, shef i Komisariatit të Kufirit në Sarandë.
/rtsh.al/
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...