Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris ka dënuar humbjen e jetës së civilëve në një sulm ajror izraelit në një shkollë në Gazë.
Më shumë se 100 njerëz u vranë në ndërtesën që strehoi palestinezët e zhvendosur, ka njoftuar drejtori i një spitali.
Harris tha se “shumë” civilë ishin vrarë “përsëri” dhe përsëriti thirrjet për një marrëveshje pengjesh dhe një armëpushim, duke i bërë jehonë komenteve të bëra nga Shtëpia e Bardhë.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se shkolla al-Taba’een “shërbeu si një objekt ushtarak aktiv i Hamasit dhe Xhihadit Islamik”, gjë që Hamasi e mohon.
Duke folur në një ngjarje të fushatës në Phoenix, Arizona, Harris tha se Izraeli kishte të drejtën të “ndiqte Hamasin”, por gjithashtu ka “një përgjegjësi të rëndësishme” për të shmangur viktimat civile.
Bëhet e ditur se sulmi ajror i së shtunës është kritikuar nga fuqitë perëndimore dhe rajonale, me Egjiptin që tha se me këtë veprim Izraeli tregoi se nuk ka dëshirë të arrijë një armëpushim ose t’i jap fund luftës në Gaza.
Fadl Naeem, kreu i spitalit al-Ahli ku u dërguan shumë nga viktimat, tha se rreth 70 viktima u identifikuan në orët pas sulmit – me eshtrat e shumë të tjerëve të dëmtuara aq keq sa që identifikimi ishte i vështirë.
Ndërkohë, ushtria izraelite tha se “kishte goditur me saktësi terroristët e Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të Hamasit të ngulitur në shkollën al-Taba’een”.
Një deklaratë nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe Agjencia e Sigurisë izraelite tha se “të paktën 19 terroristë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik” u “eliminuan” në sulm, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Zëdhënësi i IDF-së, admin Daniel Hagari tha se “indikacione të ndryshme të inteligjencës” sugjerojnë një “probabilitet të lartë” që komandanti i Brigadës Qendrore të Kampet e Xhihadit Islamik, Ashraf Juda, ishte në shkollën Taba’in kur u godit.
Por, ende nuk është e qartë nëse komandanti u vra në sulm.
Hamasi e përshkroi sulmin si një “krim të tmerrshëm dhe një përshkallëzim të rrezikshëm” në “luftën e Izraelit kundër popullit palestinez”.
Ndryshe, Izraeli ka sulmuar disa strehimore të tilla në Gazë gjatë javëve të fundit.
Sipas Kombeve të Bashkuara, 477 nga 564 ndërtesa shkollore në Gazë janë goditur ose dëmtuar drejtpërdrejt që nga 6 korriku, me më shumë se një duzinë të shënjestruar që nga ajo kohë.
Mirëpo, sulmi i fundit ka tërhequr sërish vëmendjen ndaj një dinamike të diskutueshme të luftës së Gazës.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...