Me rritjen e temperaturave, numri i personave të kafshuar nga gjarpërinjtë në Kosovë ka shënuar një rritje të dukshme. Në gjashtë muajt e fundit, 15 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si shkak i kafëshimit nga gjarpërinjtë.
Kështu bënë të ditur për Arbresh.info drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj .
Sipas tij, nga këto raste, disa janë hospitalizuar, ndërsa disa të tjerë janë trajtuar me serum kundër helmit.
Vishaj, thekson se kafshimi nga gjarpri helmues paraqet një sfidë serioze për personat e kafshuar dhe mund të jetë i rrezikshëm, sidomos në rastet kur kafshimi ndodh në zonat e afërta me enët e gjakut.
“Në gjashtë muaj te fundit i kemi pasur 15 raste kafshim gjarpri, nëntë kane qene te spitalizuar, gjashtë kanë marre serumin kundër helmit te gjarprit ose serum Antiviperinum. Kafshimi nga gjarpri helmues është sfide për pacientin dhe paraqet vështirësi ne trajtim nëse ka kafshim gjarprit ne qafë afër enëve te mëdha te gjakut mundet pacienti te përfundoj me vdekje. Këto vitet e fundit nuk kemi regjistruar raste me rrjedhje fatale te sëmundjes’, thotë Vishaj.
Në anën tjetër, drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, për Arbresh.info tregon rëndësinë e veprimeve të menjëhershme pas kafshimeve nga gjarpri.
Sipas tij, çdo rast që paraqitet në qendrën emergjente nga kafshimi i gjarprit kërkon trajtim të menjëhershëm.
“Çështja për të ardhur në qendrën emergjente është primare, por më e rëndësishme është veprimet që duhet t’i ndërmerr personi i cili është i kafshuar nga gjarpri me rëndësi është veprimi menjëherë pas kafshimit nga gjarpri”, pohon Syla.
Ai, shpjegon disa nga simptomat e kafshimit nga gjarpri të cilat shfaqen në disa faza.
“Në vendin ku e bënë kafshimin gjarpri më së pari na paraqitet një skuqje pastaj fillon një edem e ënjtur pas plagës pastaj fillon të ndërroj ngjyra e saj fillon që të bëhet me të kaftë deri sa helmi ta shtrij helmin e tij në sistemin nervor edhe në gjak pastaj paraqitet një edem e komplet e atij religjioni ku është kafshuar dhe mandej vazhdon me simptoma të tjera siç janë: temperaturë, ethe, vjellje marramendje dhe vazhdon ajo faza e tretë ku janë simptomat shumë më të rënda; gjakderdhje nga hunda, gjakderdhje nga pjesët e tjera të organizmit por edhe me simptoma të nivelit të sistemit nervor qendror ku manifestohet me humbje të vetëdijes me shtangim të trupit mandej me një tahikardi të zemrës, por këto janë raste shumë të rralla”, tregon Syla.
Sipas Sylës, aktiviteti fizik duhet të jetë minimal për të ndaluar përhapjen e helmit nëpër trup.
“Lidhja mbi plagë mund të ndihmoj mirëpo nëse ajo lirohet pas tre ose katër minutave, por se çfarë është më rëndësi është të mos ndalet gjakderdhja, në qoftë se kemi gjak në plagë të mos ndalet gjakderdhja sepse me daljen e gjakut del edhe një pjesë e helmit dhe mandej mobilizohet këmba, aktiviteti fizik i personit të jetë sa më i vogël që të ndaloj qarkullimin e gjakut dhe të helmit dhe sa më parë të sillet në institucion shëndetësor. Të pastrohet me ndonjë leckë të terur dhe mos të merren veprime që nuk ndihmojnë me shërimin e plagës”, pohon Syla.
Ndryshe në një përgjigje për Arbresh.info, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka njoftuar se për këtë vit ka serume të mjaftueshme kundër kafshimit të gjarprit, serume këto qe jepen kryesisht përmes Klinikes Infektive te QKUK dhe reparteve Infektive në spitalet rajonale, por edhe përmes QKMF-ve. /Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...