Ylli amerikan i kërcimit së larti Shelby McEwen, ka fituar medaljen e argjendtë pasi ai dhe Hamish Kerr i Zelandës së Re, e refuzuan mundësinë që ta ndanin medaljen e artë olimpike.
Eventi i kërcimit së larti në Lojërat Olimpike është gjithmonë një garë e ngushtë dhe e tillë ishte edhe kësaj radhe, me Kerr dhe McEwen që u ndanë baras me 2.36 metra në finalen e Parisit.
Shumë njerëz kujtojnë kohën kur Mutaz Barsham i Katarit dhe Gianmarco Tamberi i Italisë regjistruan rezultatin e njëjtë prej 2.37 metrash në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, por që të dy ishin pajtuar ta ndanin së bashku medaljen e artë.
Ky moment ishte përmendur si një ndër më të veçantit gjatë atij edicioni të Lojërave Olimpike.
Edhe kësaj radhe, McEwen dhe Kerr u përballën me të njëjtin vendim, por që u pajtuan me një rezultat krejtësisht ndryshe.
Vendimi ishte marr që dyshja kishin kërcyer 2.36 metra në tentimin e parë, por pastaj kishin dështuar në tri të tjerat ndonëse me një rritje të rezultatit prej 2.38 metrash
Por pasi Kerr humbi mundësinë e tij të fundit në 2.38 metra, ai e kishte një diskutim me McEwen para se dyshja të vinin në një përfundim.
Dy atletëve iu dha edhe nga një mundësi për të kërcyer, deri në momentin kur metrat e njërit prej tyre bien dhe ai fiton.
Në këtë aspekt Kerr ishte më i mirë duke siguruar medaljen e artë me një rezultat prej 2.34 metrash para McEwen.
Kina momentalisht po udhëheq tabelën si lider me më së shumti medalje të arta të fituara (39), duke lënë mbrapa SHBA-të me një më pak (38).
Sot (e diel) zhvillohet dita e fundit e Lojërave Olimpike dhe në rast se të dyja shtetet përfundojnë me numër të barabartë të medaljeve të arta, atëherë SHBA-ve do t’i ipet përparësi për shkak se kanë më shumë medalje të fituara në përgjithësi./Telegrafi/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para