101 aksidente brenda një dite, policia shqiptoi mbi 1700 gjoba

09:21 | 11 Gusht 2024
E.H

101 aksidente janë regjistruar brenda një dite në gjithë territorin e vendit, raporton Policia e Kosovës.

Në raportin 24 orësh, bëhet e ditur se 70 aksidente janë me dëme materiale ndërsa 31 aksidente me të lënduar.

Po ashtu, gjatë një dite janë shqiptuar 1 mijë e 716 gjoba për shkelësit e trafikut.

Ndërsa janë arrestuar 23 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme