Policia e Kosovës raporton se në fshatin Perqevë të Klinës ka hasur në shtatë persona duke u kujdesuar për disa bimë narkotike kanabis sativa.
Sipas policisë, gjatë intervenimit katër nga të dyshuarit, shtetas të Shqipërisë, dhe dy shtetas të Kosovës, kanë ik në një zonë malore, ndërsa njëri është arrestuar, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 960 bimë narkotike, një armë AK47 me 20 fishekë, dy telefona dhe para të gatshme 783.20 euro, 350 lekë dhe 20 funta.
“Perqevë, Klinë 10.08.2024, 05:00. Raportohet se Njësi relevante të Policisë së Kosovës kanë hasur në disa persona duke u kujdesur për disa bimë narkotike kanabis sativa. Gjatë intervenimit policor katër nga të dyshuarit meshkuj shqiptar shtetas të Shqipërisë dhe dy meshkuj kosovar kanë ikur në një zonë malore dhe gjenden në arrati, ndërsa njëri nga ta është arrestuar. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 960 bimë narkotike, një armë AK47 me 20 fishekë, dy telefona dhe para të gatshme 783.20 euro, 350 lekë dhe 20 funta. I dyshuari i arrestuar mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...