Tottenham Hotspur ka transferuar nga Bournemouth sulmuesin anglez, Dominic Solanke.
Sulmuesi është dalluar sezonin e kaluar duke shënuar nëntëmbëdhjetë gola në Premier League, duke u renditur i katërti në listën e golashënuesve më të mirë. Ai e kishte përfunduar sezonin me njëzet e një gola në dyzet e dy paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një marrëveshje që do ta mbajë futbollistin në klub deri në vitin 2030. Çmimi i transferimit është rreth 65 milionë funte, ku “Spurs” do të paguajnë fillimisht 55 milionë dhe 10 milionë të tjera bonuse.
Njëzet e gjashtë vjeçari bëhet përforcimi i katërt i Tottenham gjatë kësaj vere, pas Yang Min-hyuk, Lucas Bergvall dhe Archie Gray./rtk
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...