Google ADS

Balluku shpërndan certifikatat për 16 të rinjtë që përfunduan kursin 8-mujor të kodimit

14:04 | 10 Gusht 2024
E.K

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku ka shpërndarë certifikata për 16 të rinjtë që përfunduan me sukses kursin 8-mujor të kodimit.

Me anë të një postimi në Facebook, Balluku ka shkruar se ky kurs është një iniciativë që synon të kualifikojë të rinjtë dhe të zgjeruar njohuritë e tyre në programim dhe inovacion.

Gjatë ndarjes së certifikatave Balluku theksoi rëndësinë e këtij kursi për të rinjtë, duke theksuar se njohuritë e fituara do të shërbejnë si një bazë e rëndësishme për aplikimin e tyre në sektorë të ndryshëm

“ Në Dibër, bashkë me Bora Muzhaqi shpërndamë certifikatat për 16 të rinj, të cilët mbyllën me sukses kursin 8 mujor të kodimit. Një inciativë e cila ka për qëllim kualifikimin e të rinjve duke zgjeruar njohuritë e tyre drejt programimit dhe inovacionit, si një fushë e cila po merr zhvillim çdo ditë e më shumë. Dijet e fituara janë një bazë e rëndësishme që këta nxënës të nisin ti aplikojnë ato duke ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm në sektorë të ndryshëm. Interesi që të rinjtë treguan ndaj këtij kursi është një nxitje për të vijuar më tej mbështetjen ndaj iniciativave të tilla.”, shkroi Balluku./Arbresh.info

Të ngjashme