Qeveria e Kosovës po vazhdon të marrë kritika të mëdha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pas çdo aksioni që ndërmerr, kryesisht në veri të vendit.
Ndonëse, gjithmonë sipas ligjit, shumë nga këto çështje bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar të bëhen zgjidhje përmes dialogut në Bruksel.
Por, pse po ‘qortohet’ Kosova, kur po përpiqet të shtrihet sovraniteti dhe zbatimi i ligjit edhe në veri?
Sipas njohësit të çështjeve politike, Dritero Arifi, SHBA dhe BE kërkojnë që aksionet në veri të bëhen në koordinim me ta, në mënyrë që të mos ketë zhurmë.
“Unë mendoj që ShBA dhe BE, nga këndvështrimi i tyre, Kosova është e pavarur dhe i përmbyllur nga këndvështrimi perëndimorë dhe njëkohësisht dëshirojnë që aksionet e tilla të jenë më të koordinuar, më të lehtë, të kapshme dhe të arritshme tek qytetarët atje në veri, që të bëhen veprime pa pas zhurmë dhe reaksione politike. Kjo është qëllimi pse SHBA-të acarohen për këto veprime. Dhe e dyta po besoj që SHBA-të po veprojnë qetë dhe ngadalë duke e kontrollu territorin në veri në tërësi, atë policor, ushtarak dhe politik dhe që të arrihet një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke”, ka thënë Arifi për portalin Arbresh.info.
Megjithëkëtë, sipas Arifit, veprimet e Kosovës janë të justifikueshme, por të gabueshme në strategji.
“Nga ana tjetër sa i përket Qeverisë së Kosovës, veprimet e fundit mund të themi që politikisht dhe ligjërisht janë të justifikueshme por nga aspekti strategjik, totalisht të gabueshme. Sepse një gjë nuk jemi duke e kuptuar; Kosova nuk është anëtare e OKB-së, as e Bashkimit Evropian dhe as e NATO-së, prandaj duke i parë të gjitha këto mungesa në strukturën ndërkombëtare duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të zgjuar”, potencoi ndër të tjera Arifi.
Njohësi i çështjeve politike theksoi se mos-koordinimi i Qeverisë me SHBA-së ka të bëjë më shumë me motive elektorale.
“Nuk do me thënë që nganjëherë gjithmonë forca fiton, shpesh herë ka fituar strategjia dhe mençuria, jo forca. Forca është me e mbështet strategjinë e një shteti jo me bo të kundërtën. Mendoj që këtu Qeveria e Kosovës po bënë gabime dhe e dyta mendoj, se pse s’po koordinohen ka të bëjë me motive elektorale sepse shumë shpejt do të kemi zgjedhje. Këto janë veprime të sjellin vota sepse e prekin sentimentin etnik është shumë e kuptueshme, sidomos historia e freskët e kombit shqiptar dhe kjo detyrimisht mandej me një anë ka pozitivitet por nga ana tjetër mund të ketë edhe pasoja”, tha në fund Arifi.
“Që të mos ketë tensione, duket të ketë dakordim”
Ndërsa, njohësja e çështjeve politike, Afërdita Maliqi për Arbresh.info u shpreh se bashkësia ndërkombëtare kërkon nga Kosova koordinim për të mos krijuar tensione.
“Qeveri Kurti ka pranuar të shkoj në tavolinën e bisedimeve me Serbinë me ndërmjetësim ndërkombëtar, duke pranuar edhe marrëveshjen dypalëshe. Komuniteti ndërkombëtarë, pas kësaj kërkon që hapat që ndërmerr të i bëj në dakordim, në mënyre që mos të ketë tensione, por të vijmë në një zgjidhje përfundimtare.
Pikërisht edhe për këto sjellje, Kosova është nën masa ndërkombëtare”, tha Maliqi.
“Veprimet e njëanshme nuk pranohen nga ndërkombëtarët”
Ndërsa, Arton Demhasaj, njohës për çështje politike për Arbresh.info tregoi për arsyet se pse Kosova me ShBA-në kanë këtë qasje.
“Arsyeja kryesore është se të gjitha aksionet ose aktivitetet që po zhvillohen në veri po janë pa koordinim me parterët ndërkombëtar, kështu që arsyeja kryesore se pse e kemi një qasje të tillë edhe të partnerëve evropian edhe të SHBA-së”, tha Demhasaj.
“Nuk po koordinohet për shkak se po do me marr veprime të njëanshme, të cilat nuk pranohen nga ana e partnerëve ndërkombëtarë dhe mendoj se kjo është arsyeja se pse Qeveria nuk po koordinohet. Nëse qeveria kish tentu me u koordinu për çështjen e hapjes së urës së Ibrit, normalisht që partnerët ndërkombëtar nuk kishin leju me u marr veprime të njëanshme dhe kjo është arsyeja që Qeveria po do me e hapë, apo merr veprime pa koordinim”, u shpreh Demhasaj.
Aksionet në veri
Policia e Kosovës të hënën ka realizuar një aksion ku kanë mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri.
Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë shprehur thellësisht të zhgënjyer nga ky aksion ndërsa e kanë cilësuar si të njëanshëm dhe të pakoordinuar veprimin.
Ndërsa pas këtij aksioni, Qeveria e Kosovës është duke planifikuar hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e veturave, urë kjo që e lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut.
Edhe ky planifikim, është kundërshtuar fuqishëm nga vendet e Qunt-it, ShBA e BE.
Madje, kjo e fundit të enjten ka paralajmëruar masa ndëshkuese për Kosovën nëse vazhdon me marrjen e vendimeve të njëanshme dhe pa koordinim.
Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk është kundër askujt.
Ai ka shtuar se hapja e urës i ndihmon të gjithë banorët e asaj zone pa dallim etnie.
“Askush nuk mund të thotë që kjo nuk është një gjë e mirë dhe e drejtë, por ne dëshirojmë që edhe të zbatohet ligji, edhe të respektohet liria e lëvizjes, por edhe të kemi paqe e siguri për të gjithë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.
Ndonëse, plani për hapjen e urës për ndërkombëtarët duhet të jetë pjesë e dialogut, për presidenten e vendit, Vjosa Osmani nuk duhet të ndodh një gjë e tillë.
Ajo ka deklaruar se nuk ka pse të pyetet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për hapjen e urave në Kosovë.
“Vuçiqi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n”, tha Osmani.
Ndonëse sipas ligjit, secili veprim që është marr në veri është kritikuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Mbyllja e objekteve të Postës së Serbisë në veri, hapja e urës së Ibrit, mbyllja e zyrave të Bankës së Kursimeve Postare serbe, mbyllja e komunave paralele ilegale të Serbisë në Kosovë, rregullorja për dinarin si dhe dialogu Kosovë-Serbi janë çështjet që shteti kosovar është kritikuar nga ndërkombëtarët./Arbresh.info/Ejona Hyseni
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...