Nga 7 deri më 10 gusht, 38 pjesëtarë të Gardës Kombëtare Ajrore të Iowa-s realizuan trajnimin mjekësor të ekipit ‘Role 1’ në kazermën ‘Adem Jashari’ me Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas një njoftimi nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ky ushtrim është projektuar për të ndihmuar ekipet e FSK-së në përmirësimin e procedurave standarte të operacionit dhe ndërveprueshmërisë.
“Nga data 7-10 gusht, 38 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Ajovës zhvilluan trajnimin mjekësor Role 1 me Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën Adem Jashari! Ky ushtrim do të ndihmojë Ekipet Role 1 të KSF për të përmirësuar Procedurat Standarde të Operimit dhe ndërveprimin. Ky është edhe një testament i forcës, rëndësisë dhe suksesit të Programit të Partneritetit Shtetëror Iowa National Guard dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...