Golfistja e famshme britanike, 28-vjeçarja Charley Hull ishte ndër favoritet për medalje në Lojërat Olimpike në Paris, por tani ajo është në prapavijë në mesin e konkurrenteve më të këqija pas tre ditësh garë dhe gjeti një arsye për këtë.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ndaloi pirjen e duhanit apo cigareve nga sportistët gjatë garës dhe kjo i kushtoi Hullit me një renditje jo të mirë.
Hull mendoi se mund të fitonte një medalje për Britaninë e Madhe, por ndalimi i duhanit e pengoi atë që ta bënte këtë, dhe para ditës së fundit të garës ajo ishte vetëm në vendin e 54-të nga 60 konkurrente.
“Jam mësuar të pi cigare duke luajtur për shkak të gjendjes sime mjekësore. Për fat të keq, jam ndaluar nga kjo dhe duhet ta respektoj këtë, por është e qartë se kjo po ndikon negativisht në lojërat e mia”, ka thënë Hull.
Hull u diagnostikua me çrregullim të deficitit të hiperaktivitetit (ADHD) vitin e kaluar, dhe pirja e cigareve e ndihmon atë të përqendrohet më mirë, dhe në turnetë e mëdha shpesh mund ta shohim me një cigare në gojë gjatë lojës.
Meqë ra fjala, sot është dita e fundit e garës së golfit në Lojërat Olimpike, dhe Lydia Ko dhe Morgane Metraux janë të lidhura për vendin e parë dhe do të luftojnë për të artën. /Telegrafi/
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...