Shtiu në sallë dasmash, arrestohet një person në Ferizaj

10:22 | 10 Gusht 2024
A B

Arrestohet një person në Ferizaj, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri brenda sallës së dasmës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se janë konfiskuar 16 gëzhoja dhe një armë.

“Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit  9mm”, thuhet në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme