Pas sulmit izraelit në një shkollë në Rripin e Gazës u vranë 100 vetë. Izraeli deklaroi, se tek shkolla bëhej fjalë për një komando të organizatës terroriste, kurse Hamasi tha se, aty ndodhej një strehë refugjatësh.
Pas një sulmi ajror izraelit në një shkollë në Rripin e Gazës, sipas të dhënave të mjekëve e ndihmës së shpejtë në vend janë vrarë 100 vetë. Zyra e medias në Rripin e Gazës e kontrolluar nga Hamasi, bëri të ditur, se ushtria izraelite e goditi shkollën, që përdoret si strehë refugjatësh gjatë faljes së Faxhit në mëngjes herët. Edhe kanali arab, al-Xhazira duke iu referuar të dhënave palestineze të mbrojtjes civile bëri fjalë për 100 viktima. Duzina viktimash u dogjën si pasojë e sulmit, u tha. Të dhënat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Kurse ushtria e Izraelit bëri të ditur, se mëngjesin e së shtunës ka goditur një qendër komandoje të Hamasit islamist në territorin e shkollës në qytetin e Gazës në veri të Rripit të Gazës dhe se aty janë sulmuar terroristët. Qendra e komandos së Hamasit gjendej në një shkollë në krah të një xhamije, u tha.
Ushtria izraelite nuk ofroi të dhëna për viktimat në njoftimin e saj. Para sulmit, thuhej aty, janë marrë një “sërë masash” për të zvogëluar rrezikun për civilët. Sipas ushtrisë në këtë goditje është përdorur muncion me precizion. Në njoftim thuhej, se Hamasi e ka përdorur këtë ndërtesë si qendër për terroristët dhe komandantët. Nga aty janë planifikuar goditje kundër trupave izraelite dhe shtetit të Izraelit. Ushtria e Izraelit kujtoi në njoftimin e saj, se Hamasi rregullisht shkel të drejtën ndërkombëtare, duke përdorur hapësirat civile dhe civilët për aktivitete terroriste. Hamasi konsiderohet si organizatë terroristë nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera,
Organizata terroriste palestineze, “Xhihadi Islamik” reagoi menjëherë. “Zgjedhja e faljes së sabahut si kohë për këtë masakër të tmerrshme konfirmon, se armiku kishte qëllimin të vriste sa më shumë civilë, mes tyre fëmijë dhe pleq”, thuhej në njoftimin e Shtetit Islamik.
Lufta mes Hamasit dhe Izraelit shpërtheu pas sulmit terrorist të Hamasit dhe grupeve të tjera militante kundër Izraelit më 7 tetor. Sipas të dhënave të Izraelit aty humbën jetën rreth 1200 vetë. Krahas kësaj u morën rreth 250 vetë si pengje në Gaza. Si reagim Izraeli u kundërpërgjigj me një operacion të zgjeruar ushtarak kundër Rripit zë Gazës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi në luftime deri tani janë vrarë 39.700 palestinezë./DW
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...