Emri i markës është një aspekt thelbësor dhe i njohur gjerësisht, me shumë marka ikonike që kanë histori magjepsëse pas tyre.
Së fundmi, një klip viral në rrjete sociale hodhi dritë mbi mënyrën se si e mori emrin marka e njohur e veturave, Mercedes-Benz.
Duke folur me avokatin dhe biznesmenin amerikan David Rubenstein, CEO i Mercedes-Benz, Sten Ola Kallenius, shpjegoi se si e mori emrin marka e famshme.
Ai tha se kompania fillimisht u quajt Daimler kur u themelua në vitin 1886 nga Gottlieb Daimler.
Në atë kohë, inxhinieri kryesor i Daimler ishte Wilhelm Maybach, përcjell Telegrafi.
Siç thekson Kallenius, 15 vjet më vonë, industrialisti austriak Emil Jellinek porositi Daimler dhe Maybach të projektonin një motor për gara.
Kjo pasi Jellinek dëshironte të merrte pjesë në një garë në Nice, Francë dhe të bëhej fitues i saj.
Bëhet e ditur se Daimler dhe Maybach në fakt përmbushën dëshirën e Jellinek; i dhanë një automjet me motor të fuqishëm.
Ai doli fitues në garë dhe vuri një kusht: vetura duhej të mbante emrin e vajzës së tij, ‘Mercedes’.
Kështu, Daimler vendosi ta emërojë veturën si ‘Mercedes’, megjithëse e mbajti emrin origjinal të kompanisë.
Sipas faqes së internetit të Mercedes-Benz, më 23 qershor të vitit 1902, ‘Mercedes’ u regjistrua si një emër marke dhe që nga ajo kohë mbrohet ligjërisht.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor