Medalje e artë me rekord olimpik nga atletja Paulino në 400 metra

21:16 | 9 Gusht 2024
R J

Atletja nga Republika Dominikane, Marileidy Paulino, e ka fituar medaljen e artë në garën e vrapimit 400 metra me kohë rekord.

Rekordin olimpik, që ishte vendosur në vitin 1996 nga Marie-Jose Perec, Paulino e vendosi të premten në “Parisi 2024”.

Ajo e mbylli garën për 48.17 sekonda, ndërsa Perec kishte kohën 48.25 sekonda.

Kampionia e botës e vitit 2019, Salwa Eid Naser nga Bahrejni, e fitoi medaljen e argjendtë me kohën 48.53 sekonda, kurse Natalia Kaczmarek e Polonisë, u stolis me medalje të bronztë, me kohën 48.98 sekonda.

Paulino shihej shumë e gëzuar kur i ra zile s ë fitores në skajin verior të stadiumit. /Telegrafi/

Të ngjashme