Barcelona ka njoftuar sot (e premte) blerjen e Dani Olmos nga RB Leipzig, transferimi i tyre i parë këtë verë në një marrëveshje që besohet se kushtoi rreth 63 milionë euro.
Blaugranasit i kanë ofruar Olmos një kontratë gjashtë vjeçare, sipas së cilës ai do të mbetet pjesë e tyre deri në vitin 2030.
Pas zyrtarizimit të tij si lojtar i Barcelonës, Olmo u shpreh i kënaqur që është rikthyer në klubin ku kishte marr hapat e parë si futbollist.
“Unë jam shumë i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet, po vij në shtëpi me familjen time dhe bashkëlojtarët. Mezi po pres që t’ia filloj, jam shumë krenar që Barcelona e ka bërë këtë përpjekje, ata më deshën mua”, ka thënë Olmo fillimisht.
“Negociatat ishin mjaft intensive, por kjo është normale. Gjithçka ka përfunduar shpejt me Leipzigun dhe jam gjithashtu krenar me ta. Tani një fazë e re do të nis dhe ne do të shkojmë për gjithçka”.
Olmo gjithashtu u pyet se çfarë do t’i sjell ai skuadrës, pasi ka dyshime se në çfarë roli do të luajë ai nën urdhrat e Hansi Flick.
“Versatiliteti, kualiteti, prekja e parë, unë tashmë kam luajtur me shumë lojtarë të Barcelonës. Ka shumë kualitet këtu, unë dua të luaj me lojtarë si Lewandowski dhe jam i përgatitur që të jap kontributin tim”.
Reprezentuesi spanjoll gjithashtu foli edhe për atë se çfarë do të synojë Barcelona këtë sezon.“Objektivi është për të fituar, ne jemi Barça dhe duhet të garojmë për të gjitha, ne kemi një skuadër, kemi lojtarët, kemi stafin dhe do të shkojmë për gjithçka”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit./Telegrafi/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit