Zbulohen mallra të padeklaruara në Merdarë, vlera e tyre 1000 euro

17:23 | 9 Gusht 2024
R J

Dogana e Kosovës ka konfiskuar bizhuteri dhe koncentrat për parfume në pikën e kalimit kufitar në Merdare nga një autobus që po udhëtonte nga Luksemburgu në drejtim të Prishtinës.

Sipas një komunikate për media nga Dogana, gjatë një kontrolli rutinor, shoferët e autobusit nuk i deklaruan këto mallra, duke i përgjigjur negativisht pyetjes së zyrtarëve doganorë nëse kishin ndonjë mall për të deklaruar.

“Pas një kontrolli më të detajuar, zyrtarët e Doganës zbuluan dy qese të fshehura në pjesën e pasme të kapakëve të autobusit. Në njërën qese u gjetën bizhuteri të padeklaruara, përkatësisht: 468 copë bizhuteri të ndryshme. Në qesen tjetër u gjetën shishe me koncentrat për parfume: 6 kg të koncentratit për parfume”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme