Google ADS

Morata: Milani si Spanja, do të vrapoj si qen për fanellën kuqezi

14:47 | 9 Gusht 2024
KRG

Alvaro Morata ka bërë deklaratën e tij të parë si lojtar i Milanit, ku do të qëndrojë për katër vitet e ardhshme. Sulmuesi 31-vjeçar, që udhëhoqi Spanjën si kapiten për të fituar Euro 2024, tani do të udhëheqë sulmin e kuqezinjve të trajnerit Fonseca.

Morata shprehu dëshirën për të fituar, duke thënë: “Jam i interesuar të shënoj gola deri në një farë mase, por më rëndësishëm është të fitojmë si ekip. Ky Milan ka një stil loje që më kujton Spanjën dhe është plot cilësi. Pranimi i ofertës ishte i lehtë për mua, sidomos pasi asnjë klub tjetër në vitet e fundit nuk ka shfaqur një interes të tillë për mua. Kishim mundësi të tjera për t’u rikthyer në Itali” – përcjell Arbresh.info

Ai theksoi se këto janë vitet më të mira të karrierës së tij për shkak të pjekurisë që ka arritur dhe shprehu kënaqësi për eliminimin e Interit në Champions sezonin e kaluar. Morata falënderoi klubin, duke përmendur se bisedat me Ibrahimovic, drejtuesit dhe trajnerin e bindën menjëherë. Ai shprehu se ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme dhe nder për të qenë në Milan, duke e konsideruar Ibrahimovic si një nga referencat e tij.

Morata ka biseduar edhe me ish-lojtarë të famshëm të Milanit si Shevchenko, Kaká dhe Beckham.

Ai e sheh Milanin si një vend të rëndësishëm në historinë e futbollit dhe synon të ndihmojë skuadrën të fitojë yllin e dytë në fanellë.

Megjithëse nuk premtoi tituj, ai u angazhua të japë maksimumin për të ndihmuar ekipin dhe të kontribuojë në shënimin e shumë golave, duke thënë se do të vrapojë fort për të ndihmuar shokët e tij të ekipit.

Morata ka pasur dy eksperienca të mëparshme në Serie A me Juventusin. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme