Google ADS

Vitia: Vazhdojmë me transformimin e klinikave të tjera

14:42 | 9 Gusht 2024
A B

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se po vazhdojnë intervenime të ndryshme në klinika të tjera në QKUK.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka për qëllim lehtësimin e mirëmbajtjes dhe parandalimin e infeksioneve.

“Me qëllim të lehtësimit të mirëmbajtjes, parandalimit të infeksioneve dhe krijimit të ambienteve më të mira për stafin dhe pacientët”, ka shkruar Vitia.

Klinika e cila ka përfunduar së fundmi në QKUK është ajo e Kardiokirurgjisë, por së shpejti do të ketë edhe transformime të tjera, u shpreh ministri i Shëndetësisë./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme